Paketa anti-shpifje, Tabaku: Rama po tregon kokëfortësi! BE nuk do reforma në “letër”

Ish-deputetja  e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka quajtur kokëfortësi dhe arrogancëdeklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë në emisionin ABC-ja e mëngjesit.

Në një intervsitë për gazetarin Endri Xhafo, Tabaku tha se qeveria nuk e rishikuar paketën e kthyer nga presidenti Ilir Meta dhe po synon ta miratojë në mënyrë të njëanshme.

“Unë e quaj kokëfortësi dhe arrogancë, kapje totale e mediave për të censuruar për të kanalizuar ata vetë mendimin opozitar.

 KE dhe KiE folën për ligjin antishpifje. Janë një sërë gjërash që lidhen me njëri tjetrin. Qeveria tha se do ta rishikojë por sërish e miratojë në mënyrë të njënanshme. Kjo bëhet për të komleksuar zërin”, tha Tabaku.

Ajo u ndal edhe tek kushte për integrimin në BE, teksa tha se BE po kërkon reforma të zbatuara dhe jo në letër.

‘Për Shqipërinë do të ketë një konferencë qeveritare vetëm kur të plotësojë kushtet. Një nga parakushtet është ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit. BE nuk kërkon më vetëm reforma në letër. Reforma në Drejtësi është rast për të treguar se nuk ka më vend për teori.

Në duhet t’i zbatojmë ata. Ka rëndësi ngritja e Gjykatës Kushtetuese por duhet të jetë brenda kuadrit kushtetues. Duhet të jetë e pavarur nga politika. Reforma Zgjedhore nuk ka qenë kusht dhe kjo tregon regres”, tha Tabaku.

Paketa anti-shpifje, Tabaku: Rama po tregon kokëfortësi! | ABC News Albania

/abcnews.al

SHKARKO APP