Paketa “Anti-shpifje”. Tedi Blushi: Venecia konfirmoi qëndrimin e drejtë të Presidentit

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar për opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzon ligjin “Anti-shpije” të propozuar nga kryeministri Edi Rama. I njëjti ligj është rrëzuar me dekret të kreut të shtetit disa muaj më parë, duke u cilësuar si një projekt anti-kushtetues që prek lirinë dhe pavarësinë e medias.

Blushi shprehet se opinioni i Venecias i dha të drejtë qëndrimit të kreut të shtetit dhe se ekspertët e huaj vënë në dukje të gjitha problematikat e ligjet, për të cilat ka reaguar me herët dhe Presidenti.

“Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;

– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim. LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!”,- shprehet Tedi Blushi në reagimin e tij.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP