Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paketa e Maleve, ministri Demo: 25 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare, mbi 300 aplikime

Aktualitet E enjte, 26 Shkurt 2026 18:55
Paketa e Maleve, ministri Demo: 25 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare, mbi 300 aplikime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, prezantoi raportin për fuqizimin e pushtetit vendor, që sipas tij përqendrohet në katër drejtime: në zhvillimin ekonomik, kapacitetet vendore, modernizimi i qeverisjes dhe performanca e shërbimeve. Për sa i përket zhvillimit ekonomik, Demo u ndal tek programi “Paketa e Maleve”, ku bëri të ditur se sot janë rreth 25 bashki që kanë përcaktuar zonat prioritare dhe se vetëm në këto zona tashmë janë mbi 300 aplikime reale që po trajtohen nga pushteti vendor për përfundimin e lejes së ndërtimit. Demo theksoi më tej se “rreth 25 bashki të tjera janë në proces e sipër të përgatitjes së dokumentacionit, i cili do të kalojë më pas për miratimin e zonave prioritare”.

Ministri shprehu bindjen se “në muajt që do të kemi para do të kemi një hartë të plotësuar në të gjithë territorin dhe besoj se targeti që kemi vendosur për vitin 2026 që do të jenë 1000 aplikime të suksesshme do të realizohet”. Demo nënvizoi më tej se koncepti i bashkive sipërmarrëse ka për qëllim kthimin e bashkive në aktorë ekonomikë realë. “Iniciativa për bashkitë sipërmarrëse është duke u diskutuar thellësisht me disa prej bashkive në vend. Besoj se në muajt që do të kemi para ky koncept i ri sa i përket zhvillimit ekonomik lokal dhe kthimit të bashkive në aktorë realë ekonomikë, besoj se do të marrë një formë që realisht do të sjellë ndryshime në territor”, tha Demo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë fjalës së tij ministri foli edhe për kapacitetet vendore, ku u ndal tek nisma e Akademisë së Pushtetit Vendor. “Kanë nisur trajnimet e para që janë fokusuar në sistemin parashkollor dhe po ashtu sa i përket procesit të menaxhimit të mbetjeve. Akademia është një iniciativë që garanton qëndrueshmërinë, sepse vetë bashkitë janë pjesë e kësaj iniciative, ku kanë përcaktuar se do të mbështesin financiarisht Akademinë e Pushtetit Vendor me 50% të financimit në tre vitet para dhe 50% është një zotim që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për ta mbështetur”, tha Demo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Demo u ndal edhe te policia bashkiake, ku nënvizoi se “ajo do të jetë në nivel vendor pjesë e bashkive. Drafti i rishikuar, i cili është shpërndarë dhe do të diskutohet me kryetarët e bashkive, do të jetë i qartë, se ajo ku po fokusohet Ministria e Brendshme është garantimi i standardeve kombëtare sa i përket trupës të policisë bashkiake”. Demo foli gjithashtu edhe për partneritetet akademike me universitete për të adresuar problematika specifike në territor. “Partneritete akademike vazhdojnë dhe do të konsolidohen më tej në vitin 2026. Kemi përfshirë universitete në vend, duke marrë në konsideratë disa specifika që ka territori dhe bashki me problematika më të thella. Universitetet do t’u vijnë në ndihmë sa u përket studimeve specifike, në mënyrë që t’u japin zgjidhje këtyre problematikave dhe hapat që duhet të ndjekin bashkitë”, tha Demo.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 5 orësh
Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Para 5 orësh
”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 6 orësh

Ministri nënvizoi se projekti kryesor është digjitalizimi i shërbimeve vendore. Ai bëri të ditur se janë ngritur grupet e punë dhe theksoi se do të rishikohen të gjitha shërbimet vendore. “Nuk mundet të digjitalizojmë shërbime që në vetvete mund të jenë të organizuara, në mënyrë deri diku kaotike. Ne duhet t’i thjeshtojmë shërbimet dhe më pas nëpërmjet digjitalizimit të bëjmë të mundur aksesin e garantuar për qytetarët, uljen e kostos dhe rritjen e eficiencës në nivel vendor”, tha ai.

Sa i përket performancës në shërbime, Demo tha se gjatë këtij viti ka nisur puna për ndryshimin e metodologjisë së Grantit të Performancës dhe fokusimin e saj në shërbimet reale që ofrohen në territor. “Jemi duke punuar edhe me ministri të tjera, kur flasim për vlerësimin e shërbimeve, siç mund të jetë menaxhimi i mbetjeve, duhet që garantin e performancës ta lidhim realisht me cilësinë e shërbimeve që qytetarët marrin në territor”, tha Demo.

Demo shtoi gjithashtu se procesi i integrimit do të sjellë sfida për bashkitë në vend dhe se duhet fuqizim i bashkive në territor. I ndalur tek reforma territoriale, Demo nënvizoi se “produkti që presim nga reforma territoriale është një produkt që do t’i lehtësojë të gjitha këto sfida dhe të përgatisë bashkitë nesër që të adresojë jo thjesht sfidat që do të vijnë si rrjedhojë e procesit të integrimit, por sfidat që ka vetë territori”. “Do të fillojmë në tur faktmbledhës në territor dhe jam i bindur se hapi i mëpasshëm do të jetë me vlerësimin e funksioneve të bashkisë. Analiza e detajuar mbi funksionet duhet të jetë absolutisht një nga elementët kryesorë që do të kemi në konsideratë, për të garantuar bashki të qëndrueshme për ata që janë sfida të Shqipërisë 2030”, tha ministri.

Etiketat e lidhura

Ervin Demo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 5 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 5 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 5 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 5 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 5 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 5 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 6 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 5 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.