Paketa e Maleve, ministri Demo: Miratohen zonat prioritare në bashkitë Delvinë, Konispol dhe Pogradec

Këtë të mërkurë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratuan tri bashki të reja në kuadër të Paketës së Maleve.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo bëri me dije se “propozimet e ardhura për zonat prioritare janë miratuar për bashkinë Delvinë, Konispol dhe Pogradec”.

“Tashmë numri i bashkive ka kaluar pothuajse 2/3 dhe në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar faza e aplikimit nga qytetarët sa i përket Paketës së Maleve në kontekstin e zonave prioritare dhe mbi të gjitha në kontekstin e zhvillimit lokal rural”, tha Demo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Demo informoi se “javët që do të kemi përpara do të jenë bashkitë e fundit dhe besoj brenda muajit maj përfundojmë të gjitha bashkitë e vendit me zonat prioritare të miratuara. Dita-ditës vetë bashkitë janë në fazën e miratimit të aplikimeve në këshillin bashkiak”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?