Paketa e Maleve, Rama takim me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, por një zhvillim për zonat malore

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Theth ku po zhvillon një bashkëbisedim me aplikues të Paketës së Maleve. Kreu i qeverisë tha s’ka anulim të këtij ligji, edhe pse është një kërkesë që ditën e parë nga protestuesit, të cilët thonë se me këtë nismë lejohet shitja e “Shqipërisë”. Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se paketa synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe t’u krijojë mundësi investimi trashëgimtarëve të pronave, jo uzurpatorëve apo oligarkëve.

”Paketa e Maleve nuk është për uzurpatorë, as për biznesmenë që nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtareve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas 7501 sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën mes veti me kufijtë e vjetër dhe përgjithësisht nuk kanë konflikte. Por për të adresuar dhe aspektin tjetër që ka të bëjë me territore ku nuk ka asnjë mundësi zhvillimi përveç turizmit. Kjo është Paketa e Maleve”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, ndërtimet pa leje shpërthyen pasi banorët keqkuptuan premtimin e tij për legalizimin e objekteve në Theth të cilat ishin ekzistuese. Sipas Ramës, banorët aty filluan të ndërtojnë masivisht pa leje, me shpresën se do të arrijnë të përfitojnë në procesin e legalizimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë. Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Se nuk kam pasur si ta them se do isha në shkelje të ligjit. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do legalizojmë këto ekzistueset. Do legalizojmë duke filluar nga ndërtimet e vjetra. Edhe ata që kanë trashëguar kulla në një zonë si kjo, nuk kishin letra. Ajo që ndodhi ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme aty, meqë po e legalizojmë thanë hajt se po futemi. U arrit të goditej kartolina botërore e Thethit. Po të shkosh e të shkruash Theth në të gjitha gjuhët e botës, është kisha me lëndinën e gjelbër. Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë e shtëpiza druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto?”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?