Paketa ekonomike e PD për krizën nga COVID-19, Tabaku: Fatura e 12 koncesioneve i mbulon nevojat

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një lidhje live me Ilva Now tha se PD prej një jave ka ardhur me një plan konkret për të përballuar krizën ekonomike që do të pasojë virusi, plan i cili sipas saj fillimisht u përqesh e më tej u kopjua nga qeveria.

“PD ka qenë e para që ka ngritur shqetësimin për problemet e krizës së virusit. Para një jave ne propozuam në plan masash konkrete.

Edhe pse ishin ditët e para, e dinim që situata do të ishte e tillë, pasi kështu kishte ndodhur edhe në vendet e tjera. Ishte një symbyllësi e qeverisë fillimisht duke u tallur me propozimet tona dhe më pas duke i kopjuar. Kreu i PD ka qenë në kontakt me shoqatat e biznesit të cilat sot kanë mbyllur dyert.

Është një krizë konsumi që do të theksohet me mbylljen masive të biznesit. Keni parë paketat ekonomike që nga Gjermania, Anglia, e gjithë Evropa është duke u përpjekur të injektojë kapital në ekonomi”, tha znj. Tabaku.

Sipa saj, kapitali në këtë rast mund të gjendet tek fatura e koncesioneve.

“Konkretisht ne paguajme 120 mln euro në vit koncesione, si ai chek up, i laboratorëve etj. Janë 12 koncesione që shkojnë 120 mln euro në vit, një faturë mëse e mjaftueshme për nevojat e sistemit shëndetësor dhe një paketë e plotë sociale për famijet në nevojë, të moshuarit dhe për biznesin”, u shpreh ish-deputetja.

SHKARKO APP