Paketa ekonomike e qeverisë, Tabaku: E pamjaftueshme dhe jotransparente, ka shkaktuar pesimizëm, me 120 milionë eurot e oligarkëve do ishte dinjitoze

Ish- deputetja e PD Jorida Tabaku ka komentuar Paktën e ekonomike të qeverisë për daljen nga kriza humanitare duke e quajtur atë të pamjaftueshme.

Në një lidhje live për  ‘’Neës24’’ sipas saj mënyra më e mirë do të ishte që të anuloheshin koncesionet 120 milionë euro dhe të vendoseshin në dispozicion të kësaj pakete që do të ishte dinjitoze sipas saj.

Ndërkohë ajo ka ngritur alarmin se me fondin e pamjaftueshëm që dha qeveria për biznesin e vogël atëhere shumë prej tyre do të mbyllin dyert si dhe do të pushohen nga puna të punësuar për shkak të krizës.

”Bazohem tek shifrat zyrtare të qeverisë, të Ministrisë së Financave, të FMN. Bazohemi tek pagesat e buxhetit të shtetit. 120 milion euro janë programuar për këtë vit për 12 kompani të preferuara të qeverisë. Edhe në këtë moment merret me sulme politike. Fokusi duhet të ishin qytetarët, emergjenca. Janë më të larta se viti i kaluar, priten të shkojnë 150 milion euro vitin eardhshëm. Ato janë të domosdoshme për oligarkët jo për qytetarët. Të merremi me 12 raste, me 20 milion euro për kilometër. Kaq është fondi për shëndetësinë, për inceneratorët, aferë korruptive që nesër qeveria e PD do e ëojë në prokuorir. Të përdorim ëdo burim për t’ja ëuar qytetarët. Nuk e kuptoj arrogancën për të mbrojtur këto.

Ka tre fusha kryesore ku fonder të kanalizoheshin. Shëndetësia 25 milionë euro janë të pamjaftueshme. 1/3 e zënë 4 koncesione të shëndetësisë. Sipas paketës që ka propozuar PD 50 milionë dollarë të shkonin. Paketa sociale. Paketa e propozuar nga Rama nuk kishte transparencë, fond minimal të pamjaftueshëm për biznesin e vogël dhe familjetnë nevojë, 65 milion dollartë të pamjaftueshme. Paketa e biznesit. PD bëri propozimet konkrete. Nuk i jepet përgjigje me paketën e qeverisë. Ne nuk dimë sa biznese përfitojmë, si përfitojnë, si do të ndahen. Biznesi i vogël nuk merr dot kredi. Bizneset në 6 vite të fundit kanë përjetuar vështirësi dhe zgjidhja e tyre e vetme është të mbyllin dyert. Shqetësimi parësor i qeverisë është që të nxisnin konsumin. Paketa e djeshme ofroi pesimizëm të madh. Bizneset po largojnë punonjësit. Qeveria duhet të ishte në anën e tyre. Bizneset e kanë paguar sepse kanë shkuar Drejtoria Tatimore, pezullimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore, s’kanë si operojnë se nuk punojnë. Pagesa dhe mbështetja për bizneset e vogla drejtpërdrejt për ëdo punonjës që rri në shtëpi.  Duhej marrë vendimi këtë javë, ri- skedulimi? Ë’farë do të riskedulojnë bizneset janë të mbyllura. Nuk mundet dot edhe në fatkeqësi të vijojnë të mbështesin ato personat që marrin 120 milionë euro. Do të ishte pagesë dinjitoze. Në fund të ditës do të jetë një mbështetje e pamjaftueshme. Kishim një sinjal nga qeveria dhe më vjen keq që ky sinjal nuk erdhi. Ëdo burim të disponueshëm të shtetit duhej të angazhohej për pakteën. Duhet të jemi të efektshëm, të marrim vendime sot se nesër do jetë vonë. Këtë situatë do e ndjejnë familjet në nevojë, pensionistët, bizneset e vogla dhe të mesme pasi janë 120 mijë që mbajnë 250 familje shqiptare. Shqipëria ka mbi gjysëm e popullsisë së saj që ishte në kushtet ekstreme të varfërisë.

Ekonomia shqiptare ka pasur një përqëndrim në pak duar, por Ahmetaj dhe miqtë e tij duhet të kuptojnë që virusi kap njësoj të varfërit dhe të pasurit. Ndikimet do të jenë njësoj”- tha Tabaku.

SHKARKO APP