Paketa fiskale – Hiqet taksa e karbonit për benzinën dhe gazoilin!

Në ndryshimet që janë propozuar në ligjin për taksat kombëtare, në kuadër të paketës së re fiskale, parashikohet edhe ndryshimi për heqjen e taksës së karbonit për benzinën dhe gazoilin që eksportohet.

Referuar relacionit të nismës, aktualisht prodhimi shqiptar nuk është i konkurrueshëm pasi paguan taksë 2 herë, një herë në Shqipëri në momentin e eksportit dhe herën e dytë në vendin destinacion.

“Pra, për të njëjtin produkt kemi një taksim të dyfishtë. Po e njëjta logjikë është ndjekur edhe për taksën e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin, e cila aktualisht nuk aplikohet për sasitë që eksportohen” shkruhet ne relacion. Ndaj, edhe me këtë ndryshim ligjor synohet stimulimi i eksporteve duke hequr taksën e karbonit për benzinën dhe gazoilin që eksportohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?