
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka ironizuar paketën fiskale të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, duke e lidhur paralajmërimin për taksimin e vilave në bregdet me situatën e Belinda Ballukut dhe hetimet ndaj saj. Këlliçi pretendon se Rama po kërkon të hakmerret ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt, pasi kjo e fundit e ka vënë në një pozitë të vështirë për shkak të çështjes së saj penale.
Postimi i plotë
Rama hakmerret ndaj Ballukut, do i taksojë vilat në bregdet!
Edi Rama duket se ka gjetur mënyrën për t’u hakmarrë ndaj Ballukut, pasi ka duruar pengmarrjen e saj të gjatë. Natyrisht, bashkëpunëtorja më e ngushtë e tij ka gjetur pengun e duhur, Kryeministrin, për t’i shpëtuar burgut dhe për të qënë e lirë, edhe pse ka 5 akuza të rënda dhe 13 vepra penale në kurriz.
Por kreu i organizatës nuk rri duarkryq.
Ai ka menduar një plan shpagimi dhe këtë e theksoi sot në monologun e tij. Edi Rama tha se do të ketë një goxha taksë të madhe për vilat në bregdet. Kjo është masa që ai ka menduar si ndëshkim ndaj Ballukut.
Deri tani, për bashkëpunëtoren kryesore në vjedhje, SPAK ka zbuluar 3 vila, dy binjake në Palasë dhe një në Dhërmi.
Por me 1.2 miliardë euro që Balluku ka abuzuar me taksat e shqiptarëve, ajo me siguri do nuk do ta ketë të vështirë të paguajë dhe taksat për vilat e saj luksoze.
