Pakt me Ramën për votat e PDK-së? Presidentja Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim për këto teori konspirative

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i quan “absurde dhe të rrezikshme” aludimet për një konspiracion mes saj dhe kryeministrit Edi Rama për të rrëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Për të këto teori konspirative kanë çuar deri në thirrje publike për pushkatimin e saj.

Çim Peka: Është këtu që janë me me Kurtin dhe e shikojnë Ramën si tradhëtar, ka një konspiracion që ka ngjitë edhe në Tiranë deri diku te një pjesë e militantëve të djathtë dhe në Prishtinë tek pjesa e militantëve të VV-së. Se kishte një konspiracion ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës dhe ju e ftuat zotin Rama këtu, që ai t’u siguronte votat e PDK-së, ndërkohë që nuk ua siguroi dot. Gjithashtu, qëndrimet e mia, por edhe të shumë kolegëve të huaj ndaj zotit Rama në raport me Kosovën, janë publike dhe në gjykimin tim ai ka qenë një dëmtues i jashtëzakonshëm dhe vazhdon të jetë një dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave të Kosovës. A ka pasur një afrimitet te Vjosa Osmanit me Edi Ramën në këmbim të ndihmës së votave nga PDK-ja?

Presidentja Osmani: Këto konspiracione, aq sa janë absurde, janë po ashtu të rrezikshme. Janë absurde sepse të thuhet për një presidente që e tëra që ka bërë, përgjatë këtyre viteve në presidencë, është mbrojtja e Republikës së Kosovës, shpërfaqja e qëndrimit të Serbisë si agresor, shpërfaqja e krimeve të Serbisë, dhe shpërfaqja e fytyrës së vërtetë të Serbisë në mënyrë që bota ta kuptojë se kush janë ata dhe të arrijë të përkrahjen në raport me ne. Dhe tani të barazohem me Vuçiçin, kjo po e them është e rrezikshme sepse ka rezultuar edhe me thirrje publike për pushkatim. Sot gjë që siç e dini gjuha e atillë linçuese në vitet e pasluftës në Kosovë ka rezultuar me më të keqen. Natyrisht që këto konspiracione, këto shpifje, këto sulme në asnjë moment nuk do më zbrapsin. Por i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndiheni e kërcënuar nga ky mesazh sot, nga kjo thirrje apo kjo analogji që në Turqi pushkatohen?

Swiss Digital Desktop Reklama

I kemi kërkuar ne institucioneve të rendit që të merren me me këto kërcënime. Nuk është e vetmja, dua ta them që nuk është e vetmja. Mirëpo sikur këta njerëz ta shfrytëzonin vetëm 10% të kësaj urrejtjeje, të kësaj energjie negative, të këtyre sulmeve që në fakt të merreshin me Serbinë, jo me presidenten e Republikës së tyre të zgjedhur nga vota e popullit dhe e konfirmuar në parlament. Por sikur kjo energji, sikur këto sulme në fakt të drejtoheshin në raport me Vuçiçin, nga presidenti i Serbisë, i cili kreu akt agresioni dhe së fundi ndaj Kosovës, jo vetëm, nuk i ka bërë fajet vetëm të viteve të 90-ta, por edhe të ditëve të sotme, Kosova do të arrinte shumë. Por për fat të keq kanë gjetur gjuhën e linçimit pa asnjë argument të vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë i bëj thirrje që të gjithëve, nga kryeministri deri tek deputeti i fundit, le t’i paraqesin faktet. Ku i keni faktet? Ku i keni dëshmitë që presidentja e Republikës së Kosovës është involvuar në ndonjë lloj komploti, në ndonjë lloj skenari e aq më pak me kryeministrin Rama. Raporti im institucional me kryeministrin është i tillë. Dihen dallimet që i kemi pasur me të. Akoma qëndroj në çdo milimetër, në qëndrimet që i kam thënë edhe për Open Balkans, edhe për çështje të tjera. Por ne si Republikë e Kosovës kemi qenë këto vite në një situatë sfidash të mëdha. Na janë dashur aleatë të Kosovës. Llogariteni kur unë vizitoja vende të ndryshme në botë dhe filloja të flisja për Serbinë. Dhe sa po heqim nga Serbia, gjë që është e vërtetë. Po. Dhe përgjigja që e merrja ishte kjo: po mirë mirë me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët? Si është e mundur që me Shqipërinë nuk ja kaloni mirë? Dhe momente të tilla duhet ta bëjnë secilin lider të reflektojë. Dhe ne e kemi bërë pikërisht këtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?