Pakti Rama-Meloni, analisti Lubonja: Shqipëria po përdoret si “gogol” për të trembur emigrantët

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me paktin Rama-Meloni për refugjatët. Lubonja u shpreh se në Itali ka një retorikë nga ana e partisë së kryeministres Meloni e cila thotë se pakti ka lidhje me miqësinë me Shqipërinë. Po ashtu ai zbuloi se të tjerë eksponentë të kësaj partie shprehen se Shqipëria po përdoret si “gogol” për emigrantët që synojnë të shkojnë në Itali.

“Për këta që e kanë propozuar, pra e djathta e Melonit ka një retorikë që është një lloj hipokrizie. Është kjo gjuha që ka miqësi me Shqipërinë dhe ne do na ndihmojë të hyjmë në BE.

Nga ana tjetër, sidomos nëpër media eksponentë të rëndësishëm nga partia e Melonit, thonë se këtë e bëjnë për deterrencë, që Shqipërinë ta përdorin si gogol për emigrantët, që ta dijnë se nuk do vijnë në Itali, por në Shqipëri.

Këtu ka një kontradiksion, pasi Shqipëria mendon se po hyn në Europë. por nga ana tjetër përdoret për deterrencë. Për mua është lajmi i lajmeve, ndotja 20 herë më shumë me pm2 që shkakton kancer dhe ishemi e Tiranës. 20 herë më shumë se standardet evropiane”, u shpreh ai mes të tjerash.

SHKARKO APP