Pala greke vendos ta mbyllë kufirin në orën 23.00

Pavarësisht se janë me mijëra qytetarë në radhë të gjata me fëmijë prej tre ditësh si dhe ndonëse qeveria shqiptare deklaroi se kanë biseduar me qeverinë greke,  rreth orës 22.00 policia greke njoftoi se kufiri do mbyllet në ora 23.00 për tu rihapur në ora 06.00.

Ndërhyrja e qeverisë shqiptare duhet të garantonte vijimin pa ndalesë të punës 24 orë, sepse janë mijëra vetë që prej tre ditësh janë në radhë që kapin 21 km.

Të lodhur e dërmuar emigrantët shqiptarë presin në makina, një stërmundim shkatërrues. Po si nuk mendojnë qeveritarët sikur të ishin ata apo familjarët e tyre duke pritur siç po rrijnë këto mijëra e mijëra?

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria duhet të ndërhyjë fort dhe egër në favor të qytetarëve shqiptarë, ashtu sikurse pala greke bën namin nëse një qytetari të saj i shpojnë gomën çunat e Lazaratit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?