Pallati që çoi pas hekurave Dakon, avokati i banorëve: U kryen tre shkelje

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO) ka lënë në burg ish kryebashkiakun Vangjush Dako, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Avokati Baftjar Rusi, thotë se padia e banorëve u depozitua në SPAK në vitin 2020 pasi Instituti i Ndërtimit e kishte klasifikuar pallatin me dëme të pjesshme që dyheshin riparuar, ndërsa banorët këmbëngulën për shembjen e tij dhe ndërtimin e një objekti të ri në të njëjtën truall.

Banorët ishin të vendosur që duhej rivlerësim sepse pallati kishte zhytje dhe anim, pra ishte i pabanueshëm. Në këtë pikë erdhen tek unë dhe bëmë padinë në SPAK. Gjatë hetimit u konstatua se kishte disa shkelje në lejen e ndërtimit dhe në zbatim, ku më kryesorja studimi gjeologjik i tokës.

“Shkelja e parë nuk duhej bërë pallati me parkim, e dyta duheshin bërë blinda për shkak të formacionit të tokës dhe e fundit leja për katet shtesë nga bashkia. Këtu përgjegjësi kanë të gjithë si zyrtarët e bashkisë dhe ata të kompanisë së ndërtimit”, tha ai.

SHKARKO APP