Paloka: Grabitja e Rinasit, “déjà vu”! Policia e zënë duke dhunuar qytetarët e thjeshtë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të pasdites së sotme. Një autoblind që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, ndërsa raportohet se grabitja është kryer nga disa persona ende të paidentifikuar, të armatosur dhe me maska.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një postim në facebook, Paloka shkruan se kjo ngjarje është një “déjà vu”, referuar një tjetër grabitje ndodhur më parë në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë: 

Swiss Digital Mobile Reklama

De-ja vu

Grabiten miliona euro.

Ne te njejtin vend ( brenda aeroportit, Rinas)

Me te njejten menyre ( grabitje me arme furgonit te blinduar nga grabites me uniforma ushtarake dhe makine shteterore).

Grabitesit u larguan ne te njejtin drejtim.

Grabitja ndodh ne te njejtin konteks kohor dhe politik ; pak muaj perpara zgjedhjeve.

Policia edhe kete here eshte e zene duke dhunuar qytetaret e thjeshte

A mund te jene te gjitha rastesi ?!

P.S 

Harrova nje “detaj”; kete here ka dhe te vrare…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?