Paloka: Mbledhja e grupit të PD sot dështoi, Alibeaj vijon lojën e Bashës pro Ramës
Deputeti demokrat Edi Paloka nuk ishte pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt këtë të enjte në selinë blu. Ai thotë se Enkelejd Alibeaj me paturpësi tha pas mbledhjes, se grupi ka 36 deputetë, duke përjashtuar 16. Demokrati theksoi se Alibeaj po vazhdon lojën e Bashës për interes të Ramës me të njëjtat synime dhe të njëjtat hile.
“Arriti puna që me paturpësi deklaroi pas mbledhjes se grupi i PD është i përbërë me 36 deputetë. Përjashtoi 16 deputetë vetëm që t’i dalin numrat. Ramës për tu shitur sikur ka konsensusin e opozitës aq i duhen, sa mbledh Alibeaj.
Problemi është se interesi i demokratëve s’është ajo lojë që vazhdon për fat të keq, e nisi Basha, po e vazhdon Alibeaj me të njëjtin synim. Gjithçka bëhet për t’i dhënë një dorë Edi Ramës, për ta mbajtur grupin të përçarë.
Grupi i PD ka tre grupime. Një pjesë që ju bashkua anëtarësisë që në fillimet e Foltores. Një pjesë tjetër e deputetëve që i pamë qorrazi që ndjekin lojën e Bashës, Alibeajt dhe Ramës”.