Paloka: Mos provokoni protestuesit, do mbani përgjegjësi

Ndërkohë që nga rrethet janë nisur me mijëra qytetarë për të protestuar në Tiranë, tensioni në kryeqyteti ndjehet në ajër.

Disa nga furgonat dhe autobusët e nisur nga rrethet janë ndaluar, por ky nuk duket një problem i madh.

Pranë selisë së LSI janë mbledhur me dhjetëra simpatizantë të kësaj force politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara Kuvendit, nënkryetari i PD, Edi Paloka, i bëri një thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mos provokoni protestuesit, pastaj do mbani përgjegjësinë.

Nuk duam një përsëritje të 21 janarit. Edhe ambasadat e huaja e dinë, edhe institucionet e dinë për skenarët e provokimit. Lironi pritat,” tha Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?