Paloka: Nuk presim të heqin ”non-gratën” e Berishës, çfarë ka ndryshuar te amerikanët
Ambasada Amerikane në Tiranë, tha sot që aktorët e politikës duhet të rishikojnë me kujdes qëndrimet e tyre pranë personave të shpallur “non grata”. Deputeti i PD, Edi Paloka thotë se ambasada kishte të njëjtin qëndrim që ka pasur gjithmonë.
“Ambasada i është përgjigjur një media, nuk ka një deklaratë. Ambasada ka të njëjtin qëndrim që ka pasur gjithmonë. Nuk presim që Ambasada Amerikane t’i heqë ‘non gratën’ Berishën.
E mbanin mend kur ishte ajo zonja tjetër që i kërcënoi shqiptarët se do të hani bar, nëse nuk përjashtoni Berishën, duke mos marrë parasysh fare se Berishën dhe 50 deputetë të tjerë i ka zgjedhur elektorati i djathtë, nuk i ka zgjedhur ambasada. Kjo pjesë është ezauruar ka dy vite”,-tha Paloka.