Paloka para policisë së Tiranës: Mos zbatoni urdhërat politikë të Ramës

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka i bën thirrje forcave të policisë por dhe vetë drejtuesit të mos u binden urdhrave politikë të kryeministrit pasi do të mbajnë përgjegjësi.

Në një prononcim para Drejtorisë së policisë së Tiranës, paraditen e sotme Paloka tha se PD mbështeste të gjithë këta persona që ndodhen në “qelitë e Ramës sepse kërkojnë të drejtat e tyre” . Gjithashtu ai i bëri thirrje qytetarëve të reagojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Paloka: “Jemi këtu për t’i dhënë mbështetje të gjithë atyre që ndodhen në birucat e policisë së Ramës, sepse kërkojnë të drejtat e tyre. Në këto biruca gjenden të mbyllur qytetarë që u kanë kërkuar të mos u gjobisë. I bëjmë thirrje policëve të mos u binden urdhrave politikë, sepse të gjithë do të mbajnë përgjegjësi personale. Askush nuk do të justifikohet nga më i fundit tek kreu i policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I bëjmë thirrje qytetarëve të mos presin që dhuna të shkojë te dera e shtëpisë, por të reagojë të mos lejojnë që shteti të merret nga banditët duke nisur nga Rama që nuk di gjë tjetër vec burgut dhe dhunës.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?