”Pamë gruan e shtrirë në tokë”, dëshmitarja: Një polic po ikte me vrap (VIDEO)

Një grua u vra sot nga bashkëshorti në derën e Gjykatës së Elbasanit, dhe një tjetër grua ka qenë dëshmitare e ngjarjes. Ajo shprehet se në momentin që viktima ishte e shtrirë në tokë, po e ndihmonin disa djem. Dëshmitarja okulare ka treguar po ashtu edhe se ishte një polic të cilin po e mbronin disa makina. ”Ne ishim në kafe. Dëgjuam zhurmat. Një polic po ikte me vrap. Kaq! Kur pamë atë gruan që ishte shtrirë, e kishin vrarë. Po e ndihmonin ca çuna. Ishte një polic që e mbronin këto makina këtu”, tha dëshmitarja.

SHKARKO APP