Pamja e Skëndërbeut si Rama, reagon Berisha: Akt anti-kombëtar!

Sali Berisha e quan transformimin e pamjes së Skëndërbeut në bustin që u inaguarua te Komuniteti Arbëresh, në Itali, si një akt poshtërues anti-kombëtar. Sipas Berishës, zëvendësimi i fytyrës së heroit kombëtar me atë të narko-trafikantit, Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë dhe kombit shqiptar.

Postimi i plotë

Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit.

SHKARKO APP