Pamje drithëruese nga ambientet e Spitalit Infektiv, mjekët të sfilitur pas 130 ditësh betejë

Pamje drithëruese vijnë nga Spitali Infektiv. Ndërkohë që qytetarët i çdo ditë e më shumë i kthehen jetës normale duke neglizhuar respektimin e masave për parandalimin e koronavirusit në ambientet e Infektivit vazhdojnë betejën për jetën dhjetëra qytetarë.

Ministrja e Shëndetësisë ka publikuar disa pamje nga ambientet e brendshme të tij duke bërë sërish apel që puna e heronjve që punojnë në këto pavijone të mbështetet me përgjegjshmëri.

“Prej më shumë se 130 ditësh, mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm, që po merr jetë, çdo ditë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta heronj në spitalin infektiv kanë edhe momentet e lodhjes e stërmundimit në këtë luftë të gjatë. Ndaj, sakrifica e tyre sublime ka nevojë të mbështetet nga veprimet e përgjegjshme të çdo qytetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendose maskën. Të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të dashur! Të mposhtim së bashku, me kujdes çdo ditë”, shkruan Manastirliu krah videos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?