FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pamje të rënda nga aksidenti në autostradën Fushë Krujë-Milot/ Makina përfundoi nën kamion, viktima një grua 40-vjeçare

Pamjet të rënda vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë me një të vdekur në autostradën Fushë-Krujë-Milot.

Ngjarja ndodhi në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë–Krujë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Pamje të rënda/ Aksidenti në autostradën Fushë Krujë-Milot, viktimë një grua ende e paidentifikuar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?