
Njerëz të frikësuar që tentojnë të largohen nga Kievi. Këto janë pamjet që vijnë nga kryeqyteti i Ukrainës, atje ku nisi edhe sulmi i parë me raketa nga ana e Rusisë.
Pak më shumë se dy orë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aksionin ushtarak, shkruan BBC.
Fill pas kësaj deklarate, shumë njerëz në Kiev kanë nxituar në stacionet e metrosë për t’u strehuar. Të tjerë kanë hipur në autobusë për t’u larguar nga qyteti dhe ka radhë makinash që përpiqen të dalin.

