Pamjet 3D të Qytetit Studenti, ndjekësit ironi me Ramën (FOTO)

Kryeministri Edi Rama publikoi një video 3D që sipas tij, planifikon ndryshimin e gjendjes në godinat e Qytetit Studentit. Kjo është një nga tre pikat që studentët i kanë parashtruar qeverisë, ndërsa paralajmërojnë se do të rikthehet sërish në protesta. Prezantimi në video, ka bërë që qindra komente të “shpërthejnë” kundër qeverisë në rrjetin social facebook. Qytetarët përcjellin me ironi se në mënyrë 3D janë bërë edhe një sërë veprash të tjera si aeroporti i Kukësit, ai i Vlorës. “Me këtë 3D i ke ber te gjitha, nga rrugët deri te aeroportet. Të rroj 3D-ja se për realitetin as djali jot i vogël nuk ka për t’i bërë”, shkruan një qytetare. Kryeministri u ka kthyer përgjigj shumë prej tyre, komente të përcjella gjithashtu me ironi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?