Pamjet e aksidentit ku humbi jetën një person në Shkodër
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në qytetin e Shkodrës. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit pranë urës së vjetër të Bunës, përballë një karburanti në lagjen “Liria”.
Automjeti veturë tip “Benz” me targa AA 597 KR me drejtues Marjo Progni, 22 vjeç, ka përplasur për vdekje një 60 vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë, gjeneralitetet e të cilin nuk dihen akoma. Siç shikohet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë 60-vjeçari ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës me biçikletë dhe në një moment ai tenton të kalojë në anën tjetër të rrugës, duke i prerë rrugën automjetit. Drejtuesi i automjetit pavarësisht se tenton të frenojë nuk mundet të evitojë përplasjen e të moshuarit.
60 vjeçari po udhëtonte në korsinë e makinave pasi ashtu si në shumë qytete të tjera, edhe në qytetin e “biçikletave”, mungojnë korsitë e biçikletave, ose janë por “zaptohen” nga makinat për parkime.
22- vjeçari është ndaluar menjëherë për ti ardhur në ndihmë të aksidentuarit por përplasja ka qenë fatale për të moshuarin i cili ka ndërruar jetë menjëherë si pasojë e dëmtimeve të marra. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pikërisht prerja e rrugës së automjetit nga i moshuari. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë si dhe grupi hetimor.
Efektivët e policisë kanë shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit në komisariat për veprime të mëtejshme deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën i moshuari.
KOHA JONË SONDAZH

