Pamjet e furgonit ku u rrahën turistët spanjollë në Borsh

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në plazhin e Borshit ku pesë turistë spanjollë ranë pre e dhunës së pronarëve të një lokali.

Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi dhe kanë tentuar të largohen.

Në këtë moment ata janë qëlluar me sende të forta nga pronari i lokalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky madje i ka thyer edhe xhamat e furgonit, me të cilin tentuan të largohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në furgon gjenden edhe shenja gjaku, por nuk dihet se kujt i përkasin, turistëve apo pronarëve të lokalit, shkruan Albeu.com, që ka postuar foton.

Brenda në furgon ndodheshin 5 turistët, shoferi dhe shoqëruesi nga Saranda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?