Pamjet e para/ Ja gjimnazistët që u aksidentuan në Prrenjas (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas. Një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.

Ndërkohë një prej personave që ndodhej pranë autobusit ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit por asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër.

Sipas telefonuesit vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 17 persona të plagosur apo me lëndime. “BalkanWeb” sjell edhe pamjet e nxënësve të aksidentuar, të cilët janë dërguar në urgjencën e Prrenjasit me mjete të rastit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?