Pamjet nga plagosja në burg. Shenjestra ishte një tjetër… (VIDEO)

Dalin pamjet e para nga burgu i Vaqarrit, aty ku një i burgosur u qëllua me armë nga jashtë. Autori ka qëlluar  nga një distancë rreth 150 m larg murit rrethues të burgut të Vaqarrit, sicc tregohet në këtë video bërë nga gazetarët e TV Klan-it.

Ende nuk dihet autori i ngjarjes dhe motivet. Policia thotë se në ambientet e ajrimit të burgut është qëlluar me armë Lili Dulaj, 40 vjeç, i lindur në Prizren.

Ai ishte  i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr për veprën penale të dhunës në famije.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një person i paidentifikuar e ka qëlluar nga jashtë  me armë zjarri duke e plagosur në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Tiranës ka dyshime se shënjeshtra e atentatit të ketë një tjetër i burgosur, që ndodhej në ambientet ajrimit së bashku me 40-vjeçarin nga Kosava.

Forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë, të RENEAS, të njësisë Shqiponja dhe komisariateve 1 dhe 6 po kërkojnë në të gjithë zonën për rreth burgut, me qëllim kapje e autorit të atentatit.

Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

https://www.facebook.com/opinion.al/videos/10153867409532198/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?