Pamjet pak çaste pas aksidentit tragjik me 4 të vdekur: Kanë mbaruar të tërë

“Kanë mbaruar të tërë”. Është kjo ajo që dëgjohet në një video që sjell bashkëpunëtori i Noa.al, M.Z., pak çaste pas aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës, ku katër të rinj humbën jetën.

Fotografitë dhe videoja janë filmuar vetëm pak çaste pas aksidentit fatal që u mori jetën mëngjesin e sotëm tre vajzave dhe një djali në afërsi të Sukthit, kohë kur viktimat nuk ishin nxjerrë ende nga automjetet.

Në to shihet prani e madhe e policisë dhe njerëzve të grumbulluar rreth vendit të aksidentit si dhe radhë makinash për shkak të bllokimit të rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Sukthit, rreth orës 04.15, ku një makinë e cila mendohet se ecte me sens të kundërt drejtimi, është përplasur me një automjet në të cilin ndodheshin tre vajza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që të katërt personat që udhëtonin në mjete kanë gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të përplasjes së furishme, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për nxjerrjen e trupave nga makinat.

Mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues Dashnor Deliallisin, 36 vjeç, banues në Durrës u përplas me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të Greta Sherifit, 23 vjeçe, banuese në Sarandë.

Për pasojë ndërruan jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin që drejtohej nga e reja sarandiote.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë Greta Sherifi, dhe njëra nga pasagjeret shtetësia Izabela Gega 33 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Elona Xhuti.

Tre viktimat e seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet.

 

//
//

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?