Pampuri: Qeveria ka ulur shpenzimet për shëndetësinë në kulmin e pandemisë

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, ka denoncuar uljen e shpenzimeve për shëndetësinë nga qeveria pikërisht në kulmin e pandemisë.

“Në kulmin e pandemisë, përballë një sistemi shëndetësor me aq shumë mangësi e probleme, qeveria ka luksin të ulë shpenzimet për shëndetësinë, pikërisht në kohën kur ka më shumë nevojë që të përmirësohet shërbimi, të shtohet numri i personelit shëndetësor, e të motivohen e mbështeten ata që janë çdo ditë në krye të detyrës, të blihen aparatura e specifikisht për të përballuar pandeminë të alokohen fonde për blerjen e aparaturave ECMO, si dhe të anulojë koncensionet në shëndetësi e të alokojë paratë për të përballuar krizën. Kjo qeveri vijon të bëjë shoë e të tallet me qytetarët e shëndetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si të ishim përballë një situate normale”, shprehet Pampuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?