Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë “Shqipëria 2026”, spikat kompania “Ardeno”

Në ambientet e Pallati i Kongreseve është hapur edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar të Mobilierisë “Shqipëria 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në vend.

Ky aktivitet, i cili zhvillohet nga 2 deri më 5 prill, mbledh kompani vendase dhe të huaja, duke prezantuar produkte cilësore dhe inovacione të fundit në fushën e mobilimit. Panairi vë në pah rëndësinë e pyjeve si burim kryesor për industrinë e mobiljeve, si dhe rolin e përdorimit të drurit të certifikuar dhe materialeve të ricikluara për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas organizatorëve, mobiliet mbeten një element thelbësor i jetës së përditshme, duke kombinuar funksionalitetin me estetikën dhe teknologjinë moderne. Shqipëria, me traditën e saj në përpunimin e drurit dhe artizanat, po përjeton një zhvillim të dukshëm në këtë sektor, duke integruar mjeshtërinë tradicionale me standardet bashkëkohore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër kompanitë pjesëmarrëse spikat “ARDENO”, e drejtuar nga Tonin Alia, i cili njëkohësisht mban edhe rolin e bashkëorganizatorit të panairit. Aktiviteti pritet të tërheqë interes të lartë nga publiku dhe profesionistët e fushës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ARDENO FURNITURE PANAIRI i MOBILIERISE PALLATI I KONGRESEVE 2-5 PRILL NA VIZITONI ΝE STENDEN TONỄ! PALLATI KONGRESEVE, TIRANÉ 2-5 Prill -10:00 -19:00 www.ardeno.al"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?