Panariti: Absurde! Prokuroria nuk ka kompetencë hetimi mbi një krim të vetëdeklaruar

Nga Edmond Panariti

Kur Prokuroria nuk ka kompetencë hetimi mbi një krim të vetëdeklaruar! Përtej dhe shkuar absurdes! Prokuroria deklaron jo kompetencë, kur dikush shprehet në media se perdor në perime, preparate të cilat vetë ai i konsideron të rrezikeshme për bleresit. Ai ose ata shprehen se perimet e sperkatura, nuk do ti perdornin kurre te familjet e tyre!

Disa fermere u pergjuan nga media duke deklaruar se perdorin hormone “të rrezikeshme” për perimet e tyre! Pyetje nga une ? A u ndalen ata nga prokuroria për të zbuluar se ku e blene, nga kush dhe për çfarë e perdoren hormonin? Cili eshte ky hormon, nga vjen dhe ku prodhohet, kush e sjell, apo është kontrabande ?

Swiss Digital Desktop Reklama

A e futi prokuroria të gjithë zonen bujqesore nga ku vijne fermeret nën hetim dhe në karantine deri sa të beheshin analizat e hormoneve te perimet e kesaj zone? A i dergoi prokuroria perimet për analize brenda ose jashtë vendit? Pergjigja nga prokuroria : Mungese kompetence për këto hetime!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?