Panariti: Akrepi kërkon sërish marrëveshje me bretkosën

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, shkruan në një postim në facebook se kur opozita ofroi mbështetjen për paketën e Reformës në Drejtësi por që maxhoranca ”pickoi” dhe helmoi procesin. Me ironi ai shkruan se sërisht maxhoranca kërkon marrëveshje me opozitën.

Postimi i plotë

Akrepi pickoi dhe helmoi bretkosën ndërsa kalonin të dy lumin mbi shpinën e saj. Kjo sepse pavarësisht marrëveshjes, pabesia ishte në natyren e tij! Por cili ishte rezultati?! Fundosja! Për analogji shumica pati mbështetjen e opozitës për paketën e Reformës në Drejtësi para një viti por më pas “pickoi” dhe helmoi procesin me dhunën e kartonit dhe shkelje kushtetuese. Rezultati? Bllokim i reformës dhe vendi pa gjykata, KLP, KLD. Po kërkohet sërish kalim i lumit? Akrepi kërkon sërish marrëveshje me bretkosën!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?