Panariti: Asistencë amerikane për pajisjen e laboratorëve rajonalë në Shqipëri

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti vizitoi ditën e diel tregun e prodhimeve bujqësore kryesisht organike në Washington.

Ministri ka parë nga afër organizimin e këtij tregu, prodhimet bujqësore organike me origjinë nga ferma të vogla, mënyrën e organizimit dhe etiketimin e tyre.

Duke u nisur nga bisedat me fermerët amerikanë, z. Panariti vlerësoi mënyrën e organizimit të këtij tregu dhe rëndësinë e këtyre prodhimeve organike duke përditësuar këtë shembull edhe në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvillimi i prodhimit organik i gërshetuar me ofertën agro-turistike, është një nga drejtimet kryesore për bujqësinë shqiptare. Në këtë kuadër, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave do të nisë organizimin e tregjeve për këto lloje prodhimesh, për të inkurajuar fermerët drejt prodhimit organik, një prodhim me shumë perspektivë, i vlerësuar në tregjet ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Ministri Panariti priti në takim ish-kongresmenin, Mike Sodrel, ku vlerësoi interesimin e tij në mbështetjen dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Z. Panariti e informoi për politikat e ndërmarra nga dikasteri që drejton dhe për projektet të cilat do t’i adresohen në ditët në vijim, në takimet e planifikuara në Departamentin e Shtetit.

Nga ana e tij, ish-kongresmeni Sodrel ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë nga afër mundësinë që ofron sektori bujqësor si një nga sektorët prioritarë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Një nga prioritetet e axhendës së vizitës së Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, është ngritja e një laboratori analizash bashkëkohor, që do të plotësojë kërkesat në rritje të fermerëve për të kontrolluar prodhimet e tyre.

Në këtë kuadër, Ministri Panariti takoi zv/presidentin e kompanisë “Abraxis”, z. David Deardorff, një nga kompanitë më prestigjioze në fushën e kërkimit shkencor dhe analizave laboratorike të prodhimeve ushqimore.

Ministri kërkoi asistencën e kësaj kompanie dhe pajisjen me kitet për analizat e tipit “pre-screening”, të cilat përbëjnë gjeneratën e fundit të zhvillimit teknologjik amerikan, në zbulimin e mënyrës sa më të shpejtë të ndotësve, pesticideve ose insekticideve në prodhimet me origjinë bujqësore dhe shtazore. Mbështetja logjistike e kësaj kompanie, në ngritje të një sistemi laboratorik analizash në Shqipëri, do të jetë një garanci e shtuar për nxitjen e eksporteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?