Panariti: Banka Botërore, mbështetje për projektet

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti u prit në takime nga Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë, Greqinë dhe Itali në Bankën Botërore, z. Patrizio Pagano si dhe nga Drejtori për Menaxhimin e Ujërave, z. David Michaud dhe Drejtorin për Menaxhimin e Sektorit Bujqësor, z. Steven Schonberger.

Gjatw takimit, Ministri Panariti, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bankës Botërore, nëpërmjet investimeve në konsolidimin e strukturave mbrojtëse, digave dhe përmirësimin e sistemit të vaditjes dhe kullimit.

Panariti kërkoi nga Banka Botërore studime fizibiliteti për t’i ofruar secilës zonë sistemin ujitës, që i përshtatet nevojave të saj dhe asistencë teknike për të njohur këtë realitet në terren. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave theksoi se koordinimi midis strukturave qendrore dhe lokale, është e vetmja garanci për mbarëvajtjen e sistemit vaditës dhe kullues. Sipas z. Panariti, administrimi i ujërave duhet të bëhet sipas një strategjie kombëtare, që përcakton prioritetet e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, gjatë bashkëbisedimit me z. Pagano, Ministri Panariti nënvizoi se, Banka Botërore duhet të luajë një rol vendimtar në unifikimin e praktikave doganore përsa i përket certifikatave fito-sanitare, për të lehtësuar tregtinë, në veçanti me vendet fqinje, për të evituar bllokimet e mallrave në pikat doganore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, Ministri Panariti evidentoi se, Banka Botërore duhet të shikojë me prioritet mundësinë e financimit të serave, pikave të grumbullimit dhe linjave agro-përpunuese në mbështetje të projekteve të cilat kanë si objektiv realizimin e “bujqësisë me porosi”.

Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore, z. Patrizio Pagano, shprehu kënaqësinë për ecurinë e projekteve rehabilituese në sistemin e vaditjes dhe kullimit, dhe siguroi z. Panariti se, Banka Botërore do të vazhdojë t’i ofrojë Ministrisë së Bujqësisë, mbështetje financiare dhe asistencë teknike për zbatimin eficient të këtyre projekteve.

Pagano informoi Ministrin Panariti se, aktualisht Banka Botërore po studion mundësinë për të ofruar mbështetje nëpërmjet instrumenteve të reja financiare, si fondi i garancisë.

Ndërkaq, Ministri Panariti zhvilloi edhe një takim me grupin e shqiptarëve të cilët punojnë për Bankën Botërore. Ministri shprehu kënaqësi, që një numër mjaft i madh prej rreth 45 personash, janë të përfshirë në projektet e një prej institucioneve më të rëndësishme financiare në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?