Panariti: Bëjmë gjoja ose “Fake it, till you make it”

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, shkruan për taksat e bujqësisë. Për këtë, ai thotë se paketën e LSI-së për lehtesim dhe heqje taksash të para katër viteve e miratuar “de jure”, sot qeveria sipas tij e ka hedhur në kosh.

Postimi i plotë

Farse parlamentare për taksat e bujqesise. Zenke e okestruar midis dy funksionareve të shumices në komision për të sajuar një “fryme opozitare”! Njeri thote ti heqim, ndersa tjetri ti ndreqim! Kanë pese vite, që bejne “sikur” por në fakt asgje nuk ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paketen tonë per lehtesim dhe heqje taksash të para kater viteve të miratuar “de jure” e hodhen ne kosh “de facto”. Perseri e njejta “muzike” por bujqesia dhe fshati ndodhen të shtypur nga zgjedha e taksave dhe tatimeve më të lartat në kontinent.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tokat plugohen me nafte më të shtrenjte se ne Zvicer, pleherohen me pleh më të shtrenjte se në Danimarke dhe mbillen me fidane më të shtrenjta se ne Austri. Të gjitha keto nga taksat e tatimet qe kerkojne të nxjerrin “dhjame” nga pleshti. E pa financuar dhe e shtypur nga taksat, vegjeton vetem bujqesia e mbijeteses.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?