Panariti inspekton punimet në dy objekte të përfunduara në Shkodër

 

Ministri Panariti, i shoqëruar nga një grup specialistësh të Bordit të Kullimit Shkodër, inspektoi sot paradite punimet e kryera në argjinaturën e lumit Buna në zonën e Shirgjit, në komunën Dajç të rrethit të Shkodrës, një investim me fonde të qeverisë shqiptare. 

Gjatë përmbytjeve të fundvitit 2010, lumi Buna arriti në kuota maksimale të vrojtuara, dhe mbas tërheqjes së ujit patinjë riaktivizim të gërryerjes në zonën e Shirgjit, sidomos në zonën në fjalë, e cila është pas zonës së mbrojtur me penela, pranë kishës së Shirgjit.

Zona në fjalë, kap një gjatësi prej rreth 200 m, dhe fondi limit për këtë investim, është  33 019 316 lekë. Ndërhyrja në zonat në fjalë bëhet për mbrojtjen e tokave bujqësore nga gërryerjet.

 

Gjithashtu, ministri Panariti, inspektoi dhe punimet e kryera në kanalin ujitës Grizhë Koplik, në Malësinë e Madhe, një investim ky me një fond limit prej 69 094 999 lekë, i cili është vazhdimi i kanalit të Shtodrit dhe fillon nga rruga e Grizhës, te barazhi dhe vazhdon drejt Koplikut në një distancë prej 10 km, afërsisht deri në Culaj. 

Ky kanal fillon me 4m3/sec dhe përfundon me rreth 2m3/sec.  Aktualisht, kanalit i janë bërë ndërhyrje, pasi ka pasur mbushje, dëmtime në veshjet ekzistuese, mure të prishura, dëmtime në veprat e artit, porta metalike etj.  

Nga ky investim, 1000 ha, iu rikthehet ujitja dhe përfitojnë 500-600 fermerë rishtas.

SHKARKO APP