Panariti: Kodi penal të ndëshkon me 10 vite për spërkatje perimesh, por jo për spërkatje njerëzish
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar për gazin lotsjellës që ka përdorur policia ndaj protestuesve të shtunën, por dhe në protestat e kaluara. Teksa i referohet masave që merren në kodin penal ndaj spërkatjeve të pemëve, ai i krahason me rrezikun në toksitetin e gazit helmues të përdorur ndaj njerëzve.
“Por për këto kodi penal i mbyll sytë!”, shprehet Panariti në Facebook.
Postimi i plotë i Panaritit:
“Kodi penal që të ndëshkon me dhjetë vite për spërkatje perimesh, por jo për spërkatje të njerezve! Dhjetë vite burg me kodin e ri penal, për përdoruesit e stimulanteve bimore në bujqësi, të cilat janë asgjë për nga rreziku në krahasim me toksicitetin e gazit helmues të përdorur mbi njerëzit. Por për këto kodi penal i mbyll syte!”
KOHA JONË SONDAZH

