Panariti: Kush po na i turbullon ujërat? 

Duke marrë shkas nga lajmi se uji që konsumatori ble është jashtë standardit, ka reaguar deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.

Përmes një postimi në facebook, ish-ministri i Bujqësisë, thotë se duhet të bëhen publike emrat e tregtarë të ujit të ambalazhuar, në mënyrë që edhe ata konsumatorë që i kanë blerë këto produkte apo bar restorante që janë furnizuar me të, ti hedhin.

”Çfarë duhet të ndodhte sipas ligjit? Menjëherë duhet të bllokoheshin të gjitha kompanitë dhe dërgesat e ujit tyre të ambalazhuar në markete. Emrat tregtarë të ujit të ambalazhuar duhet të ishin bërë publike, në mënyrë që edhe ata konsumatorëqë i kanë blerë këto produkte apo bar restorante që janë furnizuar me të, ti flakin ato”,-shkruan Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Media bëhet sërish protagoniste e zbulimit me ndotje fekale të ujit por kësaj here të ujit të ambalazhuar. Ky ujë i cili blihet me para, duhet të jetë thuajse steril por sipas një analize jo zyrtare nga një institut publik, e theksoj “publik” rezulton jashtë standartit.

Pra mesazhi që jepet është: Qytetare, ju po blini ujë me sëmundje, ujë me infeksione! Po dëmtoni shëndetin tuaj me para! Padyshim në kushtet kur edhe ujësjellësi nuk garanton furnizim me ujë të pijshëm, situata bëhet alarmante ndërsa paniku dhe stresi në popull është në rritje.

Çfarë duhet të ndodhte sipas ligjit? Menjëherë duhet të bllokoheshin të gjitha kompanitë dhe dërgesat e ujit tyre të ambalazhuar në markete. Emrat tregtarë të ujit të ambalazhuar duhet të ishin bërë publike, në mënyrë që edhe ata konsumatorëqë i kanë blerë këto produkte apo bar restorante që janë furnizuar me të, ti flakin ato.

Përse nuk ndodh? Kush po i turbullon ujërat? Dikush duhet të sqarojë dhe dikush duhet të përgjigjet sipas ligjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?