Panariti: Ky është hidrovori i Porto Romanos, dalja jashtë loje e të cilit fundosi në ujë me mijëra banesa e biznese!

Në  një postim në rrjete sociale, Edmond Panariti, ish-ministër i Jashtëm, denoncon gabimin katastrofik të hidrovorit të Porto Romanos: ‘Me pompa në hava!’

Ai shpjegon se, ndërsa disniveli i pompave mund të ndodh për shkak të fundosjes së tabanit nga shkaqe natyrore, të vendosësh një hidrovor mbi nivelin e ujërave do të thotë që pompat të thithin ajër dhe jo ujë.

Ky gabim teknik ka çuar në përmbytjen e mijëra banesave dhe bizneseve, duke shndërruar një infrastrukturë të shtrenjtë në një dramë reale për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Me pompa në hava!

Kishim dëgjuar për disnivel të pompave të hidrovoreve për shkak të fundosjes se tabanit të stacionit nga shkaqe natyrore.

Kjo ka ndodhur!

Por të instalosh me projekt një hidrovor mbi nivelin e ujërave, do të thotë të vërtitesh pompa në hava që thithin ajër dhe jo ujë!

Ky është hidrovori i Porto Romanos, dalja jashtë loje e të cilit fundosi në ujë me mijëra banesa e biznese!

Çfarë drame!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?