Panariti: Rruga e tretë e infeksionit të Covid-19
Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti përmes një postimi në facebook, thotë se të gjithë njerëzit duhet të mbajë maska. Sipas tij, krye epidemiologu i Koresë së Jugut rrëzon rekomandin e OBSH-së. ”Rruga e tretë e infeksionit nga Covid-19 dëshmon se shpërndarja e virusit bëhet edhe me grimca aerosoli më të vogla se 1 mikron. Këto grimca dalin nga goja edhe gjatë një bisede normale. Ato shpërndahen mjaft më larg se distanca 2 m e distancimit social dhe është e vërtetuar se mund të qëndrojnë pezull për orë në mjedise të mbyllura”.
Postimi i plotë
Krye epidemiologu i Koresë së Jugut nuk bie dakord me rekomandimin fillestar të OBSH dhe të disa vendeve perëndimore se maskat duhen përdorur nga mjekët dhe të sëmurët, ndërsa për të tjerët është e panevojshme. Rruga e tretë e infeksionit nga Covid-19 dëshmon se shpërndarja e virusit bëhet edhe me grimca aerosoli më të vogla se 1 mikron!
Keto grimca dalin nga goja edhe gjatë nje bisede normale. Ato shperndahen mjaft me larg se distanca 2 m e distancimit social dhe është e vërtetuar se mund të qendrojne pezull per ore ne mjedise të mbyllur.
Meqenese 20 perqind e te prekurve nuk kane shenja, kuptohet se sa pa sens eshte te mos perdoren maskat! Madje edhe kur per pak minuta na duhet të psonisim apo të kryejmë sherbime të tjera jashtë vetë izolimit.
Jo vetëm maska thotë ai, por edhe syze! Sepse çdo gjë tjetër veç lëkurës eshte portë hyrje, perfshirë edhe konjuktivat e syve! Prandaj kujdes…!