Panariti: Shqipëria me 100 përqind, energji të rinovueshme?!

Nga Edmond Panariti

Shqipëria me 100 përqind, energji të rinovueshme?! Për te qeshur dhe qare njëkohësisht! Të krenohesh siç thotë qeveria, se Shqipëria prodhon 100 përlind, energjië te rinovueshme, mbështetur te uji dhe hidroenergjia është spekulative dhe jo e vërtete. Ne fakt ne jemi te fundit ne Evropë për energji te rinovueshme nga dielli dhe era, burimet realisht te rinovueshme. Uji nuk futet me tek burimet e rinovueshme…

Shqipëria po e vuan këtë disbalance ku mbi 90 % e energjisë elektrike te saj prodhohet me ujë, me shkatërrime, devijime kriminale te lumenjve, përrenjve, bukurive të natyrës të saj dhe me kriza energjie ne periudha thatësire.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne asnjë forum të burimeve te rinovueshme të energjisë, uji nuk përfshihet si i tille, por vetëm dielli, era, baticat, zbaticat detare Ne fakt vetëm teknikisht uji, mund te konsiderohet i rinovueshem por realisht nuk është i tillë. Ne fakt ne jemi te fundit ne Evropë për energji te rinovueshme edhe pse kemi 300 dite diell dhe erëra te forta. Kjo është e vërteta!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?