Pandeli Majko akuzon kryeministrin e Malit të Zi
Aktualitet Kryesore E Shtunë, 29 Gusht 2026 13:59
Nga Pandeli Majko-
Komenti i kryeministrit të Mali të Zi Milojko Spajiç (në rrjetin X), për veprimtari të koordinuara hibride të dy fqinjëve të vendit të tij me synim destabilizimin e vendit janë shqetësuese!
Më shqetësuese janë nënkuptimi që sipas medias malazeze “Vijesti” nga “burime të brendshme” këto dy vende janë Serbia dhe Shqipëria!
Aludimet e kryeministrit të Mali të Zi Milojko Spajiç (në rrjetin X) vënë nën akuzë Shqipërinë e cila nuk ka “dashuri” gjeopolitike për Serbinë!
Deklarime të tilla janë të çuditshme nëse ato nuk shoqërohen me “nota diplomatike” apo edhe në aplikimin zyrtar të tyre në strukturat e Aleancës së NATO-s!
Politika e Malit të Zi ka një trashëgimni të qëndrimeve të sofistikuara! Ky sofistikim i dedikohet edhe një jete të “dyfishtë” në bashkëjetesën me fqinjë, të cilët janë me status jo miqësor me njëri tjetrin!
Kryeministri i Mali të Zi Milojko Spajiç ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij, duke e vendosur atë në udhëkryq!
Mali i Zi duhet të japë shpejgime nëse jemi përballë një skandali rajonal, ku një vend i NATO-s po “sulmon” një anëtar tjetër të kësaj aleance! Në të kundërtën, duhet të pranojë se janë komente emocionale, të paprovuara në rrjetet sociale!
Zgjedhja i takon të bëhet nga strukturat shtetërore të Malit të Zi ku Milojko Spajiç është kryeministër…
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Po
3673 (71.4%)
Jo
1471 (28.6%)
Vota totale: 5144