Pandemia e Covid-19, mjeku tregon skenarin më të keq për Shqipërinë
8 të vdekur dhe 186 të prekur, duket se Shqipëria është në javët e rrezikut të madh nga Covid-19. Por çfarë duhet të presim në ditët në vijim? Si do të ecin gjërat? Mjeku reanimator Krenar Lilaj, ka treguar skenarin më të keq për Shqipërinë. Sipas tij, Spitali Infektiv mund të mbajë deri në 60 të sëmurë, duke shtuar se po ashtu është në dispozicion edhe Spitali Shefqet Ndroqi. Megjithatë, kjo për të menduar rastin më të keq. “Ka një rritje të të ardhurve me koronavirus. Do të na duhen edhe disa ditë që ne të vlerësojmë akoma më mirë dhe të shpresojmë që masat të mund të rrisin të shëruarit. Ne jemi të përgatitur për skenarin më të keq. Kemi në dispozicion Spitalin Infektiv, ku punojnë 120 mjekë. Spitali Infektiv është i aftë që të trajtojë rreth 60 të sëmurë në gjendje kritike. Nëse numri i të sëmurëve do të ishte më i madh, atëherë ata do të kalonin në Spitalin Shefqet Ndroqi. Spitali Shefqet Ndroqi po i nënshtrohet rikonstruksionit”.