Pandemia i sjell një të mirë Shqipërisë, pritet zhvendosja e kompanive të fuqishme evropiane nga Azia drejt Ballkanit

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ka të ngjarë të përfitojnë nga trendi i zhvendosjes së kompanive evropiane nga tregu aziatik në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo thuhet në një raport të Institutit të Vjenës për Kërkime Ekonomike Ndërkombëtare.

Sidoqoftë, për t’u bërë kjo zhvendosje, ekonomistët thonë se është thelbësore të përmirësohet qeverisja, arsimi dhe infrastruktura e transportit në rajon.

Raporti ofron shembuj të cenueshmërisë së zinxhirit botëror të furnizimit gjatë pandemisë, sic është mungesa e pjesëve për industrinë e automobilave dhe furnizimet medicinale.

Në funksion të tregtisë botërore, zhvendosja e prodhimit nga Azia në vendet e dikurshme të industrializuara, tashmë një dekatë ka filluar të zbatohet.

Siç pretendojnë ekonomistët në Institutin e Vjenës për Kërkime Ekonomike Ndërkombëtare, ky fenomen do të intensifikohet ndjeshëm pas pandemisë COVID-19 në Evropë.

Studimi ka përfshirë anëtarët e odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Ata vlerësuan se çfarë do të thotë ky ndryshim për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

“Ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë vërtet nga kjo, por atyre do t’u duhet të ndërmarrin hapat e duhur politikë”, thotë raporti, përcjell Telegrafi.

Dy hulumtime të realizuara midis kompanive gjermane, të përmendura në raport, tregojnë se një skenar i tillë është i mundur.

Pothuajse gjysma e kompanive theksuan se optimizimi i kostos dhe diversifikimi i rrezikut janë arsyet kryesore për një zhvendosje të mundshme. Dy faktorët e fundit demonstrojnë ndikimin negativ të pandemisë dhe gatishmërinë për të reduktuar zinxhirët e furnizimit dhe vendet industriale.

Nëse marrim investimet e huaja të Gjermanisë në të gjithë botën, midis viteve 2010-2019, ato ishin 1.7 trilion euro. Për të njëjtën periudhë, 2.5 miliardë euro janë investuar në vendet Perëndimore. Kjo do të thotë se ka shumë hapësirë për të rritur investimet në rajon.

Studimi rekomandon një ndryshim thelbësor në mjedisin e investimeve përveç kapërcimit të deficiteve afatgjata, si keqmenaxhimi dhe paqëndrueshmëria politike.

“Tatimet dhe kostot e ulëta të punës nuk luajnë më një rol vendimtar. Mbi të gjitha, investitorët e huaj kanë nevojë për një forcë pune dhe infrastrukturë të mirëkualifikuar”, vijon studimi.

SHKARKO APP