Pandemia ka goditur rëndë bizneset, Shqipëria rekord negativ të mbylljes së tyre

11 muajt e pandemisë së Covid 19 kanë qenë tejet negative për ekonominë. Mjaft biznese u mbyllën, ndërsa një pjesë luftojnë për mbijetesë.

Frika se Komiteti Teknik i Ekspertëve mund të vendosë masa më të forta, ka sjelle ankth veçanërisht tek pronaret e bizneseve te vogla.

Për ta një mbyllje e dytë do të ishte më e rëndë.

“Nuk mundemi të lajmë qiratë nuk hyn kush gjithë ditën në biznes njerëzit vuajnë për copën e bukës nuk hyn kush të marrë një palë çorape 50 lekë.”

Për ekspertin e ekonomisë Ardian Civici, pandemia i ka goditur rëndë bizneset dhe nëse do kemi një mbyllje të dytë duhen marrë masa konkrete.

“Pjesa më e madhe e sektorëve të ekonomisë sidomos sektori i shërbimit dhe disa sektorë të tjerë kanë kufizime të aktivitetit të tyre çka nënkupton një goditje tjetër që ata mund të marrin në lidhje me garantimin dhe procesin e fitimit të tyre. Nga ana tjetër do ketë një reduktim të konsumit dhe nëse do vazhdojnë për një kohë të gjatë kufizimet do lindi prapë nevoja që qeveria të ketë paketa të reja mbështetëse.

Shqipëria ka shënuar një rekord negative të mbylljes së bizneseve gjatë vitit 2020. Ndërsa edhe muaji i parë i 2021 shënoi kalim në status pasiv të mbi 120 bizneseve. /Ora News

SHKARKO APP