FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panik, bie zjarr në një pallat në zonën e ”Myslym Shyrit”

Mbrëmjen e kësaj të enjte, raportohet për një zjarr në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë një pallat të vjetër të ndërtuar para viteve ’90.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, zjarri është konstatuar gjatë orëve të fundit dhe ka shkaktuar panik te banorët e zonës. Disa prej tyre janë parë duke dalë me shpejtësi nga ndërtesa, ndërsa të tjerë kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në katet e tjera të pallatit apo në ndërtesat përreth, të cilat janë gjithashtu të dendura në këtë zonë të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?