Panik në autostradën Fier-Vlorë, shpërthen në flakë makina. Bllokohet trafiku

Një automjet ka shpërthyer në flakë paraditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende zjarrfikëset.

Për pasojë, në autostradën Fier-Vlorë është bllokuar trafiku, duke bërë që të krijohen radhë të gjata makinash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe as shkaqet e shpërthimit në flakë të automjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?