Panik në Britani/Anglezë dynden në ambasadë, kërkojnë nënshtetësi italiane
Dalje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ka sjellë efektet e para të panikut të qytetarëve. Pas shkak të informacioneve se dalja nga BE-ja do të thotë dhe bllokim ose kufizim i lëvizjeve të qytetarëve britanike në Europë, një pjesë e tyre janë duke u dyndur në konsullatat e vendeve të BE-së për të kërkuar shtetësinë e dyfishtë.
Mëngjesin e sotëm 31 britanikë kanë kërkuar nënshtetësi italiane në Ambasadën e Italisë në Londër. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane nga burime diplomatike të Ministrisë së Jashtme.
Agjencia Agi.it raporton se disa prej 31 britanikëve kanë të afërm në Itali dhe kanë kërkuar procedura të përshpejtuara për marrjen e nënshtetësisë.
Ndërsa të tjerë britanikë kanë kërkuar listën e dokumenteve për të aplikuar nënshtetësinë Italiane. Mediat italiane shkruajnë se në ditët e ardhshme pritet një numër më i madh aplikimesh për nënshtetësi italiane nga britanikët.
KOHA JONË SONDAZH

