Panik në Libohovë, vdes nga antraksi një 56­-vjeçar

­ Një 56­vjeçar i prekur nga antraksi ose siç njihet ndryshe në gjuhën popullore plasja ka ndërruar jetë në Libohovë. Vdekja e tij konfirmohet nga mjekët e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, të cilët pohojnë se 56-­vjeçari ishte prekur dhe trajrohej në këtë spital.

Sipas tyre, burri ishte prekur në lëkurë dhe në organet e brendshme. Anthrax njihet si sëmundje infektive që prek kafshët dhe njeriun.

Në kafshë zhvillohet në formë septicemike, kurse te njerëzit shfaqet më tepër në formë të lokalizuar të puçrrës së zezë (pustula maligna). Në popull kjo sëmundje njihet me emrin “plasja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?